Ministri irlandez e vlerëson kontributin e Kosovës rreth Ukrainës

Ministri irlandez e vlerëson kontributin e Kosovës rreth Ukrainës

11:00, 04/07/2022

Ministri i Shtetit për Çështjet Evropiane të Irlandës, Thomas Byrne, ka treguar se çfarë kanë diskutuar në takimin me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi.

Ai, në një konferencë për media, ka theksuar se e vlerëson kontributin e Kosovës në rreshtimin krah perëndimit pas zhvillimeve të fundit me luftën në Ukrainë.

“Besoj se është më mirë që të punojmë për çështjet që kanë të bëjnë me neve se sa të punojmë ndaras. Kemi diskutuar disa çështje se si të ju qasemi sfidave që po përballet Evropa”.

“Lufta ka një ndikim edhe për sigurinë e kontinentit, e çmoj punën e Kosovës, qeveria ka bërë një punë të mirë. Punojmë që të ruajmë paqen dhe  prosperitetin së bashku me fqinjët tanë”, ka thënë Byrne

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco