Bislimi: E vlerësojmë lartë mbështetjen e Finlandës dhe Irlandës ndaj Kosovës

Bislimi: E vlerësojmë lartë mbështetjen e Finlandës dhe Irlandës ndaj Kosovës

10:34, 04/07/2022

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, sot ka pritur në takim delegacione nga shtetet e Finlandës dhe Irlandës, të kryesuara nga ministrja e Finlandës për Çështje Evropiane, Tytti Tuppurainen.

Ai, në një konferencë për media, ka treguar se për çfarë është biseduar në atë takim.

“Orientimi ynë i përbashkët na sjell më afër njëri-tjetrin si shtete. E vlerësojmë lartë mbështetjen e dy vendeve mike në rrugëtimin e Kosovës. Biseduam për anëtarësimin në NATO, liberalizim të vizave, Këshillin e Evropës dhe në organizata të tjera”.

“Agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës na vendosi përballë krizave të njëjta dhe vlerave të përbashkëta të lirisë dhe paqes në kontinentin tonë. Shpresojmë që Finlanda të anëtarësohet në NATO dhe më pas të ketë hapa edhe Kosova”, ka thënë Bislimi

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco