Aksidenti tragjik, humb jetën 37 – vjeçari shqiptar

Aksidenti tragjik, humb jetën 37 – vjeçari shqiptar

10:27, 04/07/2022

Fund tragjik për një shqiptar në Itali. Mësohet se i riu, 37 vjeç, ndërroi jetë si pasojë e një aksidenti. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 2 Korrikut në një kryqëzim në Varese.

Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, shqiptari udhëtonte me një motor tip Yamaha V-Max. Ai u përplas nga një makinë tip “Jeep”.

Ky i fundit ka dalë nga rruga ku ishte dhe është përpjekur që të futet në drejtimin tjetër, por i ka prerë rrugën motorit.

Përplasja ishte fatale. Shqiptari ndërroi jetë menjëherë në vendin e ngjarjes. Të dyja mjetet pësuan dëmtime të rënda.

Ekspertët pritet që të përcaktojnë shpejtësinë e motorit dhe makinës në momentin e ngjarjes. Megjithatë, sipas mediave, drejtuesi i fuoristradës duhet t’i kishte dhënë përparësi motoristit./tvklan.al/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco