Konjufca: Bashkëpunimi dhe partneriteti me SHBA-në çdo ditë po rritet dhe po forcohet më shumë

Konjufca: Bashkëpunimi dhe partneriteti me SHBA-në çdo ditë po rritet dhe po forcohet më shumë

09:39, 04/07/2022

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca në 246 vjetorin e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka thënë se miqësia e Kosovës me SHBA është ndërtuar mbi besimin e ndërsjellë.

Ai ka thënë se ky bashkëpunim dhe partneritet çdo ditë po rritet dhe po forcohet edhe më shumë.

Shkrimi i plotë:

ShBA është pishtari i demokracisë dhe i të drejtave të njeriut dhe shtylla kryesore për paqen dhe stabilitetin në mbarë botën.

Ishte edhe fanari i lirisë për Kosovën dhe mbetet aleati më i madh i popullit tonë. Miqësia e ngushtë midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës është e ndërtuar mbi besimin e ndërsjellë i cili ka udhëhequr lidhjet tona të forta tash e sa vite, në mbrojtje, siguri, përparim ekonomik dhe marrëdhënie tjera strategjike dhe ndërnjerëzore.

Ky bashkëpunim dhe partneritet çdo ditë po rritet dhe po forcohet edhe më shumë.

Populli i Kosovës qëndron i përkushtuar, siç ka qëndruar gjithmonë, krah Shteteve të Bashkuara. Do të punojmë së bashku për të adresuar sfidat e ndryshme si në rajon ashtu edhe në rrafshin global.

Edhe pse gjeografikisht të largët, ne ndajmë një botëkuptim dhe interesa të përbashkëta për të avancuar idealet e paqes dhe prosperitetit.

Pavarësia është një vlerë për të cilën populli shqiptar ka luftuar shumë dhe kjo është arsyeja pse ne e dimë se sa e çmuar është ajo.

Shpreh urimet më të ngrohta dhe më të sinqerta për popullin amerikan në 246 vjetorin e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco