Dhunë në familje mbrëmë në orët e vona në fshatin e Ferizajt, ndërhyn policia

Dhunë në familje mbrëmë në orët e vona në fshatin e Ferizajt, ndërhyn policia

09:03, 04/07/2022

Stacioni policor në Ferizaj, nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, mbrëmë rreth orës 21:00 ka pranuar një informacion se në fshatin magjistrale Ferizaj –Prishtinë, në Ferizaj është një rast i dhunës në familje.

Në lidhje me këtë, “policia i ka marr veprimet e nevojshme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet L.M (M/K) i moshës 31 vjeçar, i cili shkak i një  mosmarrëveshje kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij  me inicialet XH.M ( F/K) i moshës 33 vjeçare”. 

Policia , të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ‘’ Sulmi & Dhunë në familje’’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco