Trendafilova mban takim me përfaqësues të shoqërisë civile në Gjilan

Trendafilova mban takim me përfaqësues të shoqërisë civile në Gjilan

08:03, 04/07/2022

Kryetarja e Dhomave të Specializuara Ekaterina Trendafilova do të mbajë sot aktivitet të Programit për Komunikim dhe Ndërgjegjësim në Gjilan.

Kështu është e bërë e ditur në një njoftim për media, nga Dhomat e Specializuara, transmeton Klankosova.tv.

“Trendafilova do të mbajë takim me përfaqësues të shoqërisë civile në Gjilan, ku do të ndajë informacion rreth mandatit, punës dhe zhvillimeve aktuale në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK), si dhe do t’u përgjigjet pyetjeve të tyre”, thuhet në njoftimin e tyre.

Në takim ftohen të marrin pjesë edhe gazetarët.

Ky takim ndërveprues organizohet në kuadër të Programit për Komunikim dhe Ndërgjegjësim të Dhomave të Specializuara të Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco