Bislimi pret në takim delegacionin nga Finlanda dhe Irlanda

Bislimi pret në takim delegacionin nga Finlanda dhe Irlanda

08:01, 04/07/2022

Një delegacion nga Finlanda dhe Irlanda do të qëndrojnë sot për vizitë në Kosovë, ku do të priten nga zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi.

Ky delegacion kryesohet nga ministrja e Finlandës për Çështje Evropiane dhe Drejtimin e Pronësisë, Tytti Tuppurainen dhe ministry i shtetit për Çështjet Evropiane të Irlandës, Thomas Byrne.

Takimi do të mbahet në ndërtesën e Qeverisë, me fillim nga ora 8:45, transmeton Klankosova.tv.

“Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi pret në takim delegacione nga shtetet e Finlandës dhe Irlandës, të kryesuara nga ministrja e Finlandës për Çështje Evropiane dhe Drejtimin e Pronësisë, znj.Tytti Tuppurainen dhe ministri i Shtetit për Çështjet Evropiane të Irlandës, Thomas Byrne”, thuhet në njoftimin e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco