Çitaku reagon sërish për sulmin ndaj dy policëve në Skenderaj

Çitaku reagon sërish për sulmin ndaj dy policëve në Skenderaj

23:41, 03/07/2022

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar sërish për sulmin ndaj dy policëve në Skenderaj.

Çitaku ka thënë se nuk duhet me pas as konsideratë e as mëshirë për ata që mendojnë që janë mbi ligjin.

“Në një vend i cili e aspiron rendin demokratik dhe liberal, shteti, përkatësisht organet e rendit, e kanë monopolin e zbatimit të ligjit si dhe të përdorimit të forcës. Veç shteti mundet me të ndalu, arrestu, burgosë.

Në të kundërtën ke anarki. Secili e merr drejtësinë në duart e veta. Nëse mendon se policia apo dikush po të bënë të padrejtë, atë e evidenton dhe e denoncon tek organet përkatëse, e nëse është nevoja, e deoncon edhe publikisht. Ka pasë raste të tilla.

Nuk duhet me pasë as konsideratë e as mëshirë për ata që mendojnë që janë mbi ligjin. Përkatësia partiake do të duhej të ishte irelevante në këto situata”, ka shkruar nënkryetarja e PDK-së.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco