Sivjet u shtrenjtuan edhe çmimet e kurbaneve

Sivjet u shtrenjtuan edhe çmimet e kurbaneve

21:47, 03/07/2022

Sivjet kurbani do të kushtojë 140 euro.

Këtë çmim e ka caktuar Bashkësia Islame e Kosovës, e cila njëkohësisht ka bërë edhe thirrje që të gjithë të interesuarit të dorëzojnë kurbanët për nevojat e medresesë.

Festa e Kuban Bajramit është  të shtunën e 9 korrikut për të cilën janë bërë edhe rezervime të gjësë së gjallë nëpër fermerët që merren me shitjen e tyre.

Therja e bagëtisë që është falënderim i zotit për të mirat e begatitë, sivjet do kushtojë më shumë, shkak vala e shtrenjtimeve.

Në vitin 2021, kurbani kushtoi 120 euro, ndërsa koha e therjes së tij është pas faljes së namazit të Bajramit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco