“Servile, nuk reagove për djemtë e Adem Grabovcit”, Vlora Çitaku përplaset me këshilltarin e Armend Mehajt

“Servile, nuk reagove për djemtë e Adem Grabovcit”, Vlora Çitaku përplaset me këshilltarin e Armend Mehajt

17:56, 03/07/2022

 Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar ashpër ndaj ish-deputetit të PDK-së, Nuredin Lushtaku, pasi ky i fundit dyshohet se u përfshi në një sulm me armë ndaj dy zyrtarëve policorë, nga i cili njëri mbeti i plagosur.

“Turp të qoftë Nuredin Lushtaku“, i tha Çitaku, ish bashkëpartiakut të saj.

Kjo ka bërë që të reagojë kështilltari i ministrit të mbrojtjes, Afrim Berisha i cili e ka quajtur servile Çitaku dhe e ka akuzuar se e njëjta nuk ka reaguar kur djemtë e Adem Grabovcit kishin rrahur policinë vite më parë.

“Vlora është mirë me na tregu pse nuk e ka nxjerrë asnjë fjalë nga goja kur djemtë e shefit të saj, djemtë e Adem Grabovcit i kanë rrahur policinë, madje ajo ka qenë në pushtet në atë kohë”, ka shkruar mes tjerash Berisha, këshilltar i ministrit Armend Mehaj.

Por, i shpejt ka qenë edhe kundërpergjigja nga Çitaku. Ajo, në koment i shkruan se ka reaguar edhe për atë rast.

“Nuk po ju njoh kush jeni, por po ju pergjigjem se kam reaguar edhe atehere. Kam reaguar edhe kur VV e ka sulmuar policine”, shkruan Çitaku.

Image

Postimi i plotë i Afrim Berishës:

Vlora Çitaku i paska thënë: “Turp të qoftë Nuredin Lushtaku”, qenka vënë në “mbrojtje” të policisë, kujton se i beson populli.

Vlora është mirë me na tregu pse nuk e ka nxjerrë asnjë fjalë nga goja kur djemtë e shefit të saj, djemtë e Adem Grabovcit i kanë rrahur policinë, madje ajo ka qenë në pushtet në atë kohë.

Nuk e ka nxjerrë asnjë zë, sepse s’ka pasë guxim, nuk ka as sot e s’do të ketë asnjëherë.

Servile!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco