Digjet shtëpia në Pejë, ky dyshohet se është shkaku

Digjet shtëpia në Pejë, ky dyshohet se është shkaku

14:17, 03/07/2022

Një shtëpi është kapluar nga një zjarr i madh mëngjesin e sotëm afër gjimnazit “Bedri Pejani” në Pejë. Ekipi i T7 ka qëndruar në vendin e ngjarjes dhe nga atje sjell informacionet më të reja.

Siç raporton T7, si pasojë e thithjes së tymit, i është përkeqësuar gjendja shëndetësore një zjarrfikësit, por që i njëjti ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe se aktualisht ndodhet në gjendje stabile.

Zjarri dyshohet se nisi nga një garazhë në të cilën ndodheshin vajra mekanike. 

Tashmë zjarri është lokalizuar, teksa më poshtë mund të shihni pamje nga vendi i ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco