Mblidhet Këshilli i Sigurisë në Maqedoninë e Veriut, shqyrtohet propozimi francez

Mblidhet Këshilli i Sigurisë në Maqedoninë e Veriut, shqyrtohet propozimi francez

14:04, 03/07/2022

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski mbledh sot Këshillin e Sigurisë ku do të shqyrtohet propozimi i modifikuar i presidencës franceze për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian.

Një ditë më parë, ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka thënë se në propozimin francez, nuk cenohet gjuhën maqedonase, ndërsa kritikat e opozitës maqedonase i quajti vetëm spekulime të pabaza.

Përmes propozimit francez synohet tejkalimi i dallimeve që ka Maqedonia e Veriut me Bullgarinë dhe zhbllokimi i fillimit të bisedimeve për anëtarësim në familjen evropiane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco