Zaimi i VV-së: Ftesa e “çunave të londrës” për ta përdorur Shqipërinë si lavatriçe parash nuk është risi

Zaimi i VV-së: Ftesa e “çunave të londrës” për ta përdorur Shqipërinë si lavatriçe parash nuk është risi

13:31, 03/07/2022

Anëtari i LVV-së në Shqipëri, Arbër Zaimi ka denoncuar hapur krimin që po bëhet në Shqipëri në emër të investimeve, e që në fakt janë shpëlarje parash.

“E gjithë kjo njolla e betonit dhe asfaltit nga Dajti e deri në det është bërë me lekët e “çunave” si ata.

Nga njëra anë kjo konfirmon paragjykimet evropiane për Shqipërinë si vend që furnizon me krahë pune tregjet kriminale në Evropë dhe pastaj legalizon paratë e të mbijetuarve prej atyre tregjeve të ashpra.

Nga ana tjetër ky fluks parash shkatërron ekonominë vendase:

- Cili biznes i ndershëm mund të konkurrojë me bizneset që synim kanë shpëlarjen e parave?

- Cili investitor i huaj mund të kuturiset e të vijë të përballet me konkurrentë si këta xhentëllmenë?

- Cili punëtor apo cili profesionist do të preferonte të jetonte në Shqipëri, me rritjen absurde të çmimit të banimit, meqenëse blerja e banesave dhe shtëpive është mënyra më e lehtë e pastrimit të parave?

Për të mos folur pastaj për shkatërrimin mjedisor, urban, kulturor dhe vleror që sjell “investimi” i kriminelëve.

Meqë populli nuk e lejoi qeverinë Rama të importonte mbetjet kimike, ai me qeverinë e vet vendosi të importojë mbetjet kriminale. Kjo tregon se ai s’ka perspektivë e as ide tjetër zhvillimore, veç shpenzimit të Shqipërisë.

Është papërgjegjësi e madhe ta ftosh kriminelin të të shpëtojë, siç ka bërë qeveria e Shqipërisë prej vitesh” shkruan Zaimi në facebook.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco