VIDEO/ Po garantonte kundër 2 avionëve, momenti kur shpërthen kamioni dhe shoferi humb jetën

VIDEO/ Po garantonte kundër 2 avionëve, momenti kur shpërthen kamioni dhe shoferi humb jetën

10:25, 03/07/2022

Shoferi i një kamioni, humbi jetën kur mjeti i tij u përfshi nga zjarri, në momentin kur tentoi të hapte parashutën dhe po garonte me dy avionë që po lëviznin me mbi 500 kilometra në orë.

Chris Darnell, 40-vjeç, humbi jetën gjatë një ngjarje që po zhvillohej në Michigan ku ishte hapur ‘Battle Creek Air Show’.

‘Shoferi po kryente pjesën e tij të spektaklit. Ai humbi jetën kur shpërtheu kamioni i tij’, tha një dëshmitar.

Videoja e incidentin shfaq dy shpërthimet e fuqishme që ndodhën para se kamioni të arrinte të ndalte shpejtësinë.

Mjeti po lëvizte me shpejtësi dhe në një moment u përfshi nga tymi i zi.

Ky kamion përdoret tre motorë të avionëve Prat & Whitney J34-38, që zakonisht përdoren në mjetet fluturueses të ushtrisë amerikane ‘T2 Buckeys’, që do të thotë se prodhon mbi 36 mijë kuaj-fuqi.

Ky kamion mund të lëvize me shpejtësi mbi 580 kilometra në orë, dhe mjaftoi një lëvizje e vogël e pakontrolluar që shoferi ta paguante me jetë.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco