Incidenti i Lushtakut me policët, Pozhari: Kjo nuk është asgjë, i rrezikshëm për Kosovën është Kurti

Incidenti i Lushtakut me policët, Pozhari: Kjo nuk është asgjë, i rrezikshëm për Kosovën është Kurti

10:03, 03/07/2022

gazetari Xhevdet Pozhari, ka reaguar pas incidentit në Skenderaj, ku janë plagosur dy policë. I dyshuar për këtë plagosje është ish-nënkryetari i Komunës së Skenderajt Nuredin Lushtaku, me familjarët e tij.

Dyshohet se deri të plagosja erdhi pasi policia ia ka shqiptuar një gjobë trafiku, njërit prej familjarëve të Lushtakut.

Duke folur për rastin, Pozhari ka ironizuar duke thënë se ky incident nuk është asgjë, por “Albin Kurti është i rrezikshëm për Kosovën”.

 

“Nuredin Lushtaku me familjarë i dyshuar në plagosjen e dy policëve. Shkak një tiketë.

Kjo nuk është asgjë. Albin Kurti është i rrezikshëm për Kosovën!”, ka shkruar Pozhari në një postim në Facebook.

Policia ka bërë të ditur se dy persona janë arrestuar dhe dy të tjerë janë në kërkim

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco