Deputeti I VV-së ia qetë të zezat kryetarit të Ferizajt, Agim Aliut

Deputeti I VV-së ia qetë të zezat kryetarit të Ferizajt, Agim Aliut

09:27, 03/07/2022

Deputeti Dimal Basha që vjen nga Ferizaj ka vendosur që të dielën t’ia përkushtojë mos punës së kryetarit të qytetit të tij, Agim Aliu, të paktën kështu është shprehur ai.

Bashk ia ka numëruar një e nga një shkeljet që ka gjetur Auditori I Përgjithshëm për këë komunë – raporton Syri Kosova.

Shumë dallavere e parregullësi thuhet që ka bërë Agim Aliu në Ferizaj, që është edhe nënkryetar I PDK-së.

Për më shumë ju ftojmë të lexoni shkrimin e plotë të Dimal Bashës:

“Të dielë të mbarë bashkëqytetarë,”

?Veq thash t’ua kujtoj se e kemi një kryetar që fol veq të dielave, a t’hanën veq e vesh maskën, veshtë n’ledh edhe nuk i nihet zani ma kurrë! Meqenëse ky fol vikendeve, qe po foli unë pak për punën e tij gjatë javës, e që në kushte normale Prokuroria veq ish dashtë me pritë te dera t’hanën!

?Sa për informacionin tuaj, Auditori i Përgjithshëm ka dal me një RAPORT për projektin “Bashkimi i Qytetit,” ku me përmbledh me një fjalë mundemi me konstatu se është projekt kriminal, kurse me pak më shumë fjalë raporti ndër tjera ka gjetë këto SHKELJE:

1️⃣Projekti nuk ishte i përfshirë në planet strategjike komunale dhe projekti nuk ka kaluar përshqyrtim dhe miratim në kuvend komunal.

2️⃣Komuna NUK KA siguri per qiratë e lokaleve dhe parkingut për shkak të kontestit pronësor me INFRAKOS-in, e cila pretendon se i takojnë asaj sepse thotë janë në pronë të vet.

3️⃣Komuna kishte hapur konkurs projektimi për secilin nga 3 projektet që e përbëjnë projektin “Bashkimi i Qytetit” dhe kishte ndarë 30 mijë euro. Dhe cka ndodh, vetëm një kompani kishte dorëzuar ofertë për 91,500 euro (61,500 më shumë), dhe për vetëm dy projekte, jo tri sa kishte kërku Komuna. Pas kësaj, Zyra e Prokurimit kërkon m’u ANULU, por Zyra e Agim Aliut me Drejtorinë e Infrastrukturës vendosin me shty kundërligjshëm si kaubojë edhe ia japin kontratën ofertuesit të vetëm.

4️⃣Komuna e ka pranuar projektin ideor nga kompania projektuese, por nuk e ka diskutuar me qytetarët, posaçërisht ata të cilët i kanë bizneset/pronat në afërsi të projekti. Për shkak të paknaqësive nga bizneset, Komuna më vonë nënshkruan dy aneks kontrata për punë shtese me mbi 1 milione euro kosto, që do të mund të evitoheshin nëse i kishin vizitu e konsultu pronarët e bizneseve të asaj rrethine.

5️⃣Projekti nuk ishte përfshirë në asnjë dokument tjetër strategjik, përveç në vija të trasha në Planin Zhvillimor Komunal.

6️⃣Komuna ka nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi me Ministrinë e Infrastrukturës, ku shuma totale që Ministria është zotuar se do të financojë për të tre projektet ka qenë 2.25 milion euro, kurse projekti ka shkuar në 5.6 milion. Një javë para nënshkrimit të kontratës e ndrrojnë Memorandumin dhe e bëjnë 4 milionë, por prapë, sic e thash, projekti shkon në 5.6 milion. Sipas kalkulimeve, vetem ndërtimi i nënkalimit për vetura vlera e parashikuar e kontratës ishte tejkaluar për 1.9 milion euro apo për 47% më shumë se vlera e kontraktuar

7️⃣Komuna kishte aplikuar për pëlqim për ndërtim nga Kompania Regjionale e Ujit dhe Kanalizimit Bifurkacioni në Ferizaj përderisa kjo e fundit ka lëshuar dy pëlqime për të njëjtën kërkesë. Në njërën Bifurkacioni kërkon që ekspertët e tyre me ba vizita në teren gjatë punimeve, mirëpo kjo si duket nuk I ka pëlqy Komunës, dhe pastaj lëshohet një pëlqim tjetër ku Bifurkacioni hjek dorë nga inspektimi dhe rrjedhimisht shkaktohen problem të mëdha dhe shumë qytetarë vuajnë nga mungesa e ujit gjatë asaj kohe.

8️⃣Komuna kishte paguar punë të cilat ende nuk janë përfunduar dhe në anën tjetër operatori ekonomik ka përfunduar punë për të cilat ende nuk është paguar. Auditori nuk ka marrë siguri që shumat e paguara përputhen me punët që janë kryer.

9️⃣Edhe pse Komuna ka inauguruar projektin dhe ka filluar përdorimin e tij, NUK KA bërë pranim teknik të punëve në mënyrë që të sigurohet që objekti nuk paraqet asnjë problem teknik për t’u përdorur. Kjo nënkupton rrezikimin e sigurisë së përdoruesve të objektit dhe në rast të ndonjë dëmtimi, Komuna NUK MUND të kërkojë llogari nga operatoret ekonomik sepse është vështirë të identifikohet dhe verifikohet kush e ka shkaktuar dëmin.

?Te vlerësimi i ofertës për konkursin e projektimit, Komuna e kishte hartuar një raport me shkrim lidhur me kriteret e dhënies së kontratës vetëm në një fletë të bardhë të formatit A4. Kjo fletë nuk ishte nënshkruar nga asnjëri anëtarë i komisionit vlerësues. Raporti nuk përmban vlerësim lidhu me kriteret e përzgjedhjes së Operatoreve Ekonomik, që është parakusht për dhënie të kontratës. Zyrtari Kryesor i Prokurimit, pavarësisht se mungon një raport i plotë i vlerësimit të ofertave, ka vendosur ta shpërblejë me kontratë ofertuesin e vetëm në këtë tender.

1️⃣1️⃣Si rrjedhojë e mos planifikimit të buxhetit në mënyrë të duhur, Ministria është detyruar që të marrë mjetet nga projektet tjera, në mënyrë që t’i mbulojë shpenzimet për projektet e nënkalimit. Gjithashtu, në mungesë të buxhetimit të mjaftueshëm, Komuna ka hy në obligime të cilat nuk është në dijeni se si do t’i mbulojë.

?Për fund, edhe sikur t’kishte qenë krejt proceduralisht në rregull, vazhdoj me besu që qyteti nuk bashkohet me një birë, por është dashtë me u lëshu trenin nën tokë me ajrosje natyrale ku kishim ba zgjedhje të përhershme, kurse sot treni vazhdon me NDA qytetin, dhe sic e keni vërejtë tash me hekurudhën e re, jemi nda më shumë se kurrë më parë.

?Të hanë të mbarë të dashur prokurorë!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco