Kurti në përvjetor të Deklaratës Kushtetuese: 32 vite më parë triumfoi legjitimiteti popullor

Kurti në përvjetor të Deklaratës Kushtetuese: 32 vite më parë triumfoi legjitimiteti popullor

19:41, 02/07/2022

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se në 32 vjetorin e shpalljes së Deklaratës Kushtetuese, ka thënë se triumfoi legjitimiteti popullor i vullnetit qytetar mbi legalitetin shtypës të Serbisë.

Kurti ka shkruar në Facebook se më 2 korrik të vitit 1990, përmes Deklaratës Kushtetuese u shpall Republika e Parë e Kosovës. (Parulla kryesore në demonstratat e studentëve dhe punëtorëve në mars e prill 1981, pat qenë: Kosova Republikë)

“Në kushtet e represionit të pushtetit të Serbisë, delegatët u mblodhën jashtë dyerve të Kuvendit, meqë nuk lejoheshin të hynin brenda. 32 vite më parë triumfoi legjitimiteti popullor i vullnetit qytetar mbi legalitetin shtypës të Serbisë. Deklarata Kushtetuese u nënshkrua prej 114 delegatëve nga shumica shqiptare e pakicat boshnjake e turke. Kjo deklaratë ishte akt i vetëvendosjes politike dhe artikulim i qartë i vizionit e vullnetit politik të qytetarëve dhe të institucioneve të Kosovës për liri, demokraci dhe pavarësi. Që ky vullnet të bëhet realitet u bënë shumë sakrifica e flijime, shumë punë e angazhim.Me krenari e respekt kujtojmë delegatët nënshkrues, ata që janë mes nesh dhe ata në përjetësi. I paharrueshëm është kujtimi për ta dhe veprën e tyre:, ka shkruar ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco