Ishte duke e pritur autobusin dhe i panjohuri e mori me veturë, 31 vjeçarja nga Lipjani përfundon e dhunuar seksualisht

Ishte duke e pritur autobusin dhe i panjohuri e mori me veturë, 31 vjeçarja nga Lipjani përfundon e dhunuar seksualisht

19:17, 02/07/2022

Një ngjarje e trishtë ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në Lipjan, ku një 31-vjeçare dyshohet se u dhunua seksualisht nga një person i panjohur, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se viktima është marrë me veturë nga i dyshuari, gjatë kohës që ajo po priste autobusin në rrugën ‘Avdi Kelmendi’, e më pas ishte dërguar në një motel në afërsi të Lipjanit.

Personi i dyshuar nuk është identifikuar ende, teksa njësitet policore janë vënë në lëvizje që ta kapin atë.

Me vendim të prokurorit, vepra është cilësuar ‘Dhunim’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco