Mungesa e punëtorëve do t’i detyrojë hotelet e restorantet që të mbyllen thotë Sogojeva

Mungesa e punëtorëve do t’i detyrojë hotelet e restorantet që të mbyllen thotë Sogojeva

18:25, 02/07/2022

Në shtator mund të detyrohen hotele, restorante e kafene që të mbyllen për shkak të mungesës së punëtorëve.

Kështu paralajmëroi Hysen Sogojeva, kryetar i Odës së Hotelerisë e Turizmit, në emisionin “Ju flet Prishtina” në Klan Kosova.

“Nëse vazhdon me këtë trend jo veç që kemi me pasë problem me numrin e punëtorëve por edhe mbyllje. Ndoshta situata ka me qenë shumë ma keq prej shtatorit. Unë kam informata nga pronarë hotelesh e restorantesh, shumica prej tyre thonë: Po e presim mërgatën, e prej shtatorit më s’di a punojmë, a s’punojmë”, tregon Sogojeva.

Sipas tij tani ka mungesë të madhe të punëtorëve në gastronomi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco