Përfaqësuesi i Lartë i politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, ka folur me ministrin e Jashtëm të Ukrainës, Dmytro Kuleba, para takimit të G20-ës, duke i premtuar vazhdimin e mbështetjes.
“Diskutova me ministrin e Jashtëm, Dmytro Kuleba, në prag të takimit të G20, ku ne do të vazhdojmë mbështetjen e fortë të BE-së për Ukrainën, do të adresojmë ndikimet e krizës globale të ushqimit, shkaktuar nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia, dhe do të bëjmë thirrje urgjente për zhbllokimin e portave të Detit të Zi nga Rusia”, ka shkruar Borrell në Twitter.
© SYRI.net