‘Call Center’-at po ua marrin punëtorët gastronomëve, po i paguajnë më shumë

‘Call Center’-at po ua marrin punëtorët gastronomëve, po i paguajnë më shumë

18:19, 02/07/2022

Hapja e universiteteve nëpër qytete të tjera veç kryeqytetit të vendit, është njëri nga shkaktarët e mundshëm që ka ndikuar që gastronomia të jetë në krizë për punëtorë.

Këtë e tha anëtari i shoqatës së gastronomëve, Petrit Reçica, në emisionin “Ju flet Prishtina” të Klan Kosovës. Sipas tij, shkak i dytë është hapja e qendrave të thirrjes nëpër vend.

“Gjeneratat e reja, krejt po dinë gjuhë të huaj dhe janë duke punuar. Ka ‘Call Center’ që i ka qindra punëtorë.  Kamerieri ka gjet punë tjetër që është më e leverdishme për ta, paguhet ma shumë”, thotë Reçica.

Anëtari i shoqatës së gastronomëve ankohet se s’ka punëtorë, s’po mund të gjejë më kuzhinierë, kamarierë, shankistë.

“Kemi mungesë stafi. Gjithçka mungon, krejt profilet”, ankohet ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco