Jo veç Lyrë Purrini, edhe Leandra Blakaj mori 95 pikë në Testin e Maturës

Jo veç Lyrë Purrini, edhe Leandra Blakaj mori 95 pikë në Testin e Maturës

18:12, 02/07/2022

Jo vetëm nxënësja Lyra Purrini nga Gjakova ishte e vetmja që nga mbi 22 mijë nxënës arriti t’i marr plot 95 pikë.

Njësoj sikur ajo, edhe Leandra Blakaj  nga Gjimnazi “Xhevdet Dodë” në Prishtinë ka marrë 95 pikë në Testin e Maturës.

Sipas një njoftimi të bërë nga gjimnazi “Xhevdet Doda” në kryeqytet, nxënësja e tyre Leandra Blakaj ka gjithashtu 95 pikë.

“Leandra Blakaj, e cila përpos suksesit shembullor gjatë shkollimit mori 95 pikë në Testin e Maturës”, thuhet në njoftimin e shkollës së mesme “Xhevdet Doda".

Kujtojmë se ,MASHT-i bëri të ditur se gjatë përllogaritjeve të pikëve janë bërë disa gabime që kanë ndikuar në shtimin e pikëve tek shumë nxënës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco