Tomë Gashi gjobitet me 5 mijë Euro për gjuhën banale në TV ndaj Milaim Zekës

Tomë Gashi gjobitet me 5 mijë Euro për gjuhën banale në TV ndaj Milaim Zekës

17:38, 02/07/2022

Me 5 mijë euro është gjobitur avokati Tomë Gashi për disa ofendime që i kishte bërë në  nëntor të vitit 2020, në një studio televizive në drejtim të gazetarit dhe komentatorit politik, Milaim Zeka.

Drejtori ekzekutiv i Odës së Avokatëve të Kosovës, Besim Curri për Kanal 10 ka thënë se vendimi erdhi për shkak të shkeljes së rëndë të të detyrave dhe autoritetit të avokatisë nga ana e Gashit.

Vendimi thotë se ofendimet  e bëra nga Gashi në një televizion i cili shikohet nga moshat e ndryshme janë të papranueshme për një avokat profesionist.

Avokati Gashi ka thënë se nuk është i njoftuar për këtë vendim, Ndërkohë, Milaim Zeka e ka cilësuar këtë vendim si të duhur.

Në një paraqitje televizive në Kanal 10, avokati Tomë Gashi teksa po fliste për Gjykatën Speciale i është referuar me gjuhë fyese Milaim Zekës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco