Rusia hedh në erë aksidentalisht anijen e vet në Detin e Zi

Rusia hedh në erë aksidentalisht anijen e vet në Detin e Zi

16:58, 02/07/2022

Marina ruse raportohet se ka hedhur në erë një nga anijet e saj në Detin e Zi pranë qytetit jugor të okupuar të Mariupolit.

Sipas raportimeve në Telegram, një mjet fluturues shpërtheu kur goditi një minë detare ruse, shkruan Skynews.

Mësohet se ekuipazhi i flotës së Detit të Zi D-106 i mbijetoi incidentit.

“Afër Mariupolit, një mjet fluturues i flotës së Detit të Zi D-106 shpërtheu në një minë”, thuhet nga një llogari në Telegram e lidhur me Moskën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco