Shtrëngata, rrebeshe shiu e breshër në disa qytete të Kosovës

Shtrëngata, rrebeshe shiu e breshër në disa qytete të Kosovës

16:53, 02/07/2022

Mot i ligë po mbizotëron gjatë ditës së sotme në disa qytete të Kosovës.

“MeteoBallkan” ka publikuar disa pamje në faqen zyrtare në Facebook, ku shihet se në Istog, Pejë, Ferizaj, Gjakovë e Skenderaj ka pasur shtrëngata, rrebeshe shiu i shoqëruar edhe me breshër.

Edhe “PrishtinaWeather” ka paralajmëruar se sot pasdite priten rrebeshe me bubullima, vende-vende edhe zhvillohen në stuhi me erë e breshër.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco