'Western Balkans' ofron 30 bursa ekselence për studentët nga Kosova

'Western Balkans' ofron 30 bursa ekselence për studentët nga Kosova

15:22, 02/07/2022

Universiteti Western Balkans, me mbështetjen e American Hospitals Group dhe International Hygeia Hospital, për vitin akademik 2022-2023 ofron 30 bursa të plota 3-vjeçare për studentët nga Kosova që kanë mbaruar shkollën e mesme me rezultate të larta dhe regjistrohen në një nga programet në WBU.

Studentët që regjistrohen në një nga programet tona Bachelor me një mesatare të përgjithshme nga 9 – 9.5 kanë të drejtë të fitojnë një bursë deri në 50%.

Studentët që regjistrohen në një nga programet tona Bachelor me një mesatare të pikëve të përgjithshme 9.5 – 10 kanë të drejtë të fitojnë një bursë deri në 100%.

Si mund të aplikoj për bursë në WBU?

✍️ Së pari duhet të aplikoni sa më shpejt në Universitetin tonë në këtë link https://wbu.edu.al/application/ .

✍️ Për të aplikuar për bursë, duhet të plotësoni një aplikim online https://wbu.edu.al/scholarship/  ose të vini në kampusin e WBU dhe ta plotësoni këtu.

? Përveç aplikimit, studentët mund të dërgojnë dokumente që konfirmojnë arritje të tyret, certifikata nga garat, olimpiada etj.

Për çdo pyetje që keni ju lutemi kontaktoni admissions@wbu.edu.al  ose 067 60 20 600

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco