Furgonët e policisë largohen nga dyert e ministrisë, pritet një vizitë në objektin ku po kryhen bastisjet (Foto,Video)

Furgonët e policisë largohen nga dyert e ministrisë, pritet një vizitë në objektin ku po kryhen bastisjet (Foto,Video)

10:03, 06/01/2022

Vetura e Njësisë Speciale të Kosovës është larguar nga hyrja kryesore e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, raporton Syri net Kosova.

E njëta është zhvendosur në hyrjen dytësore të këtij dikasteri, kurse njëra është larguar e tëra nga ky lokacion, derisa njësitet tjera të Policisë vazhdojnë të jenë prezent ende në oborrin e kësaj ministrie.

Sipas burimeve të Syrit, furgonët u larguan si pasojë e një vizite të rëndësishme e cila pritet në çdo çast të hyjë në dyert e objektit ku edhe po kryhen bastisjet nga ana e Policisë.

SYRI iu sjell pamje të drejtpërdrejta nga vendi ku po zhvillohet aksioni:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco