Pamje të reja nga bastisja në Ministrinë e Mjedisit

Pamje të reja nga bastisja në Ministrinë e Mjedisit

09:55, 06/01/2022

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës po vazhdon të jetë prezente në ambientet e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, e cila po zhvillon aksionin e nisur më 21 dhjetor në kuadër të ndërtimeve të kryera ndër vite në Brezovicë, raporton Syri.net Kosova.

Ky aksion i bastisjes cili ditë më parë u zhvillua në Ferizaj, Prishtinë, Shtërpce e Brezovicë është duke vazhduar edhe sot në ministrinë e drejtuar nga Liburn Aliu.

Syri.net po qëndron në hapësirat e kësaj ministrie teksa sjell edhe pamje të reja nga vendi i ngjarjes.
ImageImageImageImageImageImageImage

Lajmin për bastisjen e konfirmoi kryeprokurori i Ferizajt, Shukri Jashari.

“Po është duke vazhduar aksioni, bastisje ka në 10 lokacione gjithsej. Bastisjet po bëhen në Ferizaj, Prishtinë e Shtërpcë”, tha Jashari.

Ndryshe, më 21 dhjetor, Policia e Kosovës kreu një aksion në Shtërpcë lidhur me ndërtimet.

Më pas, Gjykata Themelore në Ferizaj e ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për dhjetë personat e arrestuar më 21 dhjetor në rastin ‘Brezovica’.

Në mesin e tyre është edhe Bratisllav Nikolliq, ish – kryetar i Komunës së Shtërpcës dhe zyrtar i Listës Serbe.

Arrestimi i tyre është bërë nën dyshimin për vepra penale si keqpërdorim i detyrës zyrtare, marrjes dhe dhënies së ryshfetit, gjegjësisht për dhënien e leje për ndërtimet në Brezovicë.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco