Krimet me ndërtime në Brezovicë, krimet ekonomike me aksion në Shtërpce

Krimet me ndërtime në Brezovicë, krimet ekonomike me aksion në Shtërpce

08:31, 21/12/2021

Njësitë e Specializuara të Policisë së Kosovës janë duke zhvilluar një aksion të gjerë në kuadër të rajonit të Shtërpcës.

Aksioni i bastisjes njoftohet të ketë filluar në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Sipas informacioneve të deritanishme theksohet se aksioni policor është duke u zhvilluar nën dyshimin për korrupsion në kuadër të ndërtimeve të shumta në Brezovicë.

Deri më tani janë bastisur rreth 10 lokacione, përfshirë këtu edhe shtëpinë e ish-kryetarit të Shëtrpcës.

Përpos kësaj pjesë e bastisjes së Policisë së Kosovës janë edhe disa prona të zyrtarëve të lartë të Listës Serbe në Shtërpcë.

Ndërsa kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Jashari ka deklaruar se ky është një ndër aksionet më të mëdha kundër korrupsionit i realizuar brenda këtij viti.

Ai njëashtu ka njoftuar se aksioni është duke u zhvilluar ndaj të dyshuarve për përfshirje në korrupsion dhe ryshfet

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco