Albin Kurtin e ndjek nga pas fusnota

Albin Kurtin e ndjek nga pas fusnota

15:03, 07/12/2021 Nga A.ZH

Po bëhen nëntë vite që kur Kosova ra dakord me Serbinë, që në nisma të ndryshme rajonale e ndërkombëtare, të përfaqësohet me një fusnotë krahas emrit të shtetit tonë.

Kjo fusnotë që në 2012 u quajt si 'fluskë bore' që shumë shpejt do të shkrihet, në fakt po vazhdon të jetë pjese e çdo përfaqësimi të Prishtinës, në çfarëdo lloj nismash që po merr pjesë.

Derisa sot kryeministri Albin Kurti po qëndron në Bruksel në kuadër të mbledhjes së Këshillit të Stabilizim-Asocimit.

Në këtë takim me drejtuesit më të lartë evropianë, Kurti po e përfaqëson shtetin me fusnotë dhe jo me emrin kushtetues Republika e Kosovës.

Vet Kurti vazhdimisht ka shprehur kritika për vendosjen e fusnotës krahas emrit të Kosovës, nëpër ngjarje të ndryshme.

“Tradhti shtetërore” e kishte quajtur Kurti vite më parë vendosjen e fusnotës.

E, në mbrojte të shefit të partisë doli zëdhënsi për media i VV-së, Arlind Manxhuka.

Ai tha se subjekti ku bën pjesë ka qenë kundër dhe se kjo 'fluskë bore' nuk është punë e Kurtit por pasojë e paradhësve të tij.

“Pra, Lëvizja VETËVENDOSJE! që ishte kundër kësaj marrëveshje dhe se koha e dëshmoi se ajo nuk është fluskë bore duan t’ja hedhin koston vetëm pse e kemi kundërshtuar, pra nuk e shikojnë fusnotën në raport me Republikën, por vec në raport me VV-në.

Pasojat që i kanë lënë Kurtit nuk janë përgjegjësi e tij, përkundrazi qeveria aktuale po bën përpjekje për të dalë nga logjika e fusnotës”.

Tutje, ai shton se po që se në atë kohë do të ishte LVV në pushtet, gjërat do të ishin ndryshe.

Po të ishte VV që nga ajo kohë në pushtet nuk do të kishte as fusnotë e as marrëveshje që flasin për rregullim të brendshëm. Duhet parë çka thoshte ky portal e të tjerë në protestën tonë që kishim ndaj kësaj marrëveshje”.

Nëse kthemi prapa në kohë, në shkurt të 2012 kur marrëveshja për fusnotë u arrit pas një maratonë negociatash mes ish- kryenegociatorës Edita Tahiri dhe ish-kryenegociatorit nga pala serbe, Borisllav Stefanoviq.

Madje, ishte Stefanoviq që dha lajmin për arritjen e kësaj marrëveshje, duke dhënë edhe sqarime rreth mënyrës se përdorimit.

Stefanoviq shprehu kënaqësinë e tij për marrëveshjen e arritur dhe shtoi se me të "mbrohen interesat e Serbisë dhe Rezolutës 1244". Ai shtoi se me arritjen e kësaj marrëveshjeje "Serbia ka plotësuar të gjitha kushtet për marrjen e statusit të kandidatit për anëtarësim javën e ardhshme."

Fusnota i referohet Rezolutës 1244 të KS të OKB-së dhe vendimit të GJND-së për deklaratën e pavarësisë së Kosovës. E, si e tillë ishte menduar si një formë e thyerjes së akullit midis dy palëve në forume rajonale.

Por kur mund ta largojë Kosova përdorimin e fusnotës?

Njohësi i çështjeve për integrime evropiane, Emrush Ujkani, në lidhje më ketë temë ka thënë se arritja e marrëveshjes finale me Serbinë automatikisht duhet ta heq fusnotën.

“Pa pas nevojë fare me këmbëngul delegacioni i jonë në atë pikë vetë arritja e një marrëveshje finale në mes Kosovës dhe Serbisë e nënkupton edhe atë që ajo fusnotë duhet të hiqet pasi që ajo nuk do të ketë kurrfarë efekti. Nëse kemi një realitet të ri që Kosova dhe Serbia definojnë marrëdhëniet e veta në mënyrë reciproke është e kuptueshme që ajo fusnotë duhet të largohet”, tha Ujkani.

Fusnota ka ardhur si rrjedhojë e asaj se Serbia nuk e ka njohur subjektivitetin juridik të Kosovës dhe rrjedhimisht kjo ka qenë konsekuencë.

Prishtina dhe Beogradi kanë zhvilluar dialog, herë pas here për mënyrën e normalizimit të marrëdhënieve të tyre së paku që nga viti 2006.

E, se njohja e Serbisë sjellë përfundimin e marrëveshjes dhe heqjen e fusnotës, e thotë edhe drejtori i Institutit EPIK, Demush Shasha.

Është e qartë se çdo dite e më shumë po shohim intensifikim të vullnetit ndërkombëtarë për përfundimin e dialogut Kosovë – Serbi. Në këtë drejtim, duhet pritur intensifikim të dialogut gjatë 2021. Patjetër se njohja nga Serbia do jetë element thelbësor i marrëveshjes përfundimtare në mes Kosovës dhe Serbisë, dhe rrjedhimisht kjo do të nënkuptonte edhe heqjen e fusnotës”, deklaroi Shasha.

Kujtojmë se në 2012 në krye të qeverisë ishte Hashim Thaçi./Syri Kosova

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco