Deputetët e Kosovës ushqehen me produkte serbe brenda byfesë së Kuvendit? Vjen vendimi i fundit për këtë punë

Deputetët e Kosovës ushqehen me produkte serbe brenda byfesë së Kuvendit? Vjen vendimi i fundit për këtë punë

14:33, 19/11/2021

Deputeti i AAK-së Bekë Berisha i kërkoi kryeparlamentarit Glauk Konjufca që produktet serbe të cilat shërbehen në byfenë e Kuvendit të largohen.

Berisha, në seancën e sotme, ia ka vendosur një produkt serb, një pije, Konjufcës tek ulësja. Po ashtu këtë produkt serb ai e vendosi edhe tek ulësja e kryeministrit Albin Kurti.

Për këtë, këshilltari Ilir Kërçeli, i kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, ka sqaruar se Kuvendi ka marrëveshje me operator privat.

Sipas tij, kabineti i Kryetarit, ka kërkuar që këto produkte mos të shërbehen më nga data 22 shtator në Kuvendin e Kosovës.

Postimi i plotë:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco