Gjuetia e pakontrolluar rrezikon kafshët e egra në Kosovë, ndërmirret nisma ligjore

Gjuetia e pakontrolluar rrezikon kafshët e egra në Kosovë, ndërmirret nisma ligjore

14:27, 05/05/2021

Përfaqësues të Fondacionit për të Drejtat e Kafshëve kanë takuar gjatë ditës së sotme ministren e Ambientit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Linda Çavdarbasha, ku është diskutuar për mbrojtjen e kafshëve të egra, shkruan Syri.net Kosova.

Përmes një kumtese, ky fondacion ka bërë të ditue se gjatë takimit janë prezantuar edhe të gjeturat e tyre diskrepancave ligjore të mbrojtjes së kafshëve të egra në Kosovë

Ata kanë kërkuar që që të ndërmirren hapa konkretë për mbrojtjen e kafshëve të egra, duke filluar nga plotësimi i mangësive në legjislacionin aktua, derisa në njoftim thuhet se nga ministrja Çavdarbasha kanë pranuar mbështetje sa i përket kësaj teme.

Njofitmi i plotë:

Sot, përfaqësues të Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve u takuan me zv. Ministren e Ministrisë së Ambientit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, z. Linda Çavdarbasha, shefen e kabinetit të Ministrit, znj. Rineta Jashari si dhe z. Gent Zeqiri, këshilltar për Media në MMPHI.

Në këtë takim, me zv. Ministren biseduam për mbrojtjen e kafshëve të egra, si dhe prezantuam të gjeturat tona rreth diskrepancave ligjore të mbrojtjes së kafshëve të egra në Kosovë.

Legjislacioni aktual në raport me mbrojtjen ligjore të kafshëve të egra, lë shumë për të dëshiruar, pasi që shumë akte ligjore e nën-ligjore, janë të mangëta kur bëhet fjalë për mbrojtjen e kafshëve të egra, e në anën tjetër gjuetia e pakontrolluar mbetet një problem mjaft shqetësues, për të cilin deri më tani institucionet tona nuk kanë ndërmarrë veprime konkrete e serioze për të zgjidhur këtë problem.

Zv. Ministrja Çavdarbasha ishte shumë e hapur për bashkëpunim edhe për këtë temë, meqenëse kafshët e egra janë një pjesë shumë e rëndësishme e mbrojtjes së mjedisit, dhe rrjedhimisht, pa kafshë të egra nuk mund të ketë një ekosistem të qëndrueshëm.

Ne kemi ofruar mbështetjen tonë si OJQ për Ministrinë në mënyrë që të ndërmirren hapa konkretë për mbrojtjen e kafshëve të egra, duke filluar nga plotësimi i mangësive në legjislacionin aktual. Në këtë drejtim, organizata jonë gjatë javëve në vijim do të dorëzojë në MMPHI një analizë ligjore të legjislacionit aktual që ka të bëjë me mbrojtjen e kafshëve të egra në Kosovë, e më pas, do të propozojë edhe hapa konkretë për përmirësimin e mbrojtjes institucionale të kafshëve të egra në Kosovë.

E falenderojmë shumë zv. Ministren Çavdarbasha dhe stafin e saj që na pranuan në takim, si dhe për gatishmërinë për të ndërmarrë hapa konkretë për mbrojtje të qëndrueshme të faunës në Kosovë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco