Afera 400 mln euro/ Rama shmang thelbin e çështjes për inceneratorët

Afera 400 mln euro/ Rama shmang thelbin e çështjes për inceneratorët

13:17, 15/10/2020

Kryeministri Edi Rama bëri një reagim në rrjetet sociale për çështjen e inceneratorët, për të cilët u sulmua nga kreu i opozitës.

Por si zakonisht, Rama e shmangu thelbin e çështjes, që njihet si afera prej 400 milionë eurosh, por vetëm tha se po pastrohen plehrat.

“Po ç'është ajo sallë dasmash ku i bëke konferencat o Lulëzim?!Të ndoqa pak sot e u habita, qesharake shumë salla dhe ti si dhëndërr i inatosur që klithje pse po pastrohet Shqipëria nga plehrat! Po si mund të jesh kaq nostalgjik për plehrat që i bëre mal në Tiranë e ndote dynjanë!

Po si mund t'u thuash shqiptarëve që mafia po pastron Shqipërinë nga haletë gjigante në mes të qyteteve më të mëdha të vendit e nga helmet që pushtuan ajrin me dekada në Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier e gjetkë?! Po pse kështu do bëhesh KM ti o miku im Artist, me plehrat në gojë?!

E ke dëgjuar mirë nga unë, se ta kam thënë shpesh, shqiptarët s'janë budallenj, po ajo që s'kupton ti kur e thua këtë është se shqiptarët s'kthehen më tek plehrat o Lul!Sa më shumë do vuash në sytë e tyre duke qarë për plehrat që po pastrohen,aq më shumë do mërzitesh në 25 prill!” shkruan Rama.

Inceneratorët kanë gëlltitur miliona euro nga buxheti dhe akoma nuk janë vënë në funksionim. Kreu i opozitës i ka bërë thirrje SPAK që të hetojë këtë dosje, e cila edhe nga ekspertët është cilësuar si dosja më e nxehtë në duart e SPAK.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco