Axhenda/ Mbërrin në Tiranë Komisioneri i Zgjerimit

Axhenda/ Mbërrin në Tiranë Komisioneri i Zgjerimit

15:45, 07/10/2020

Ka mbërritur në Tiranë Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësi të Mirë në Bashkimin Europian, Oliver Varhelyi.

Zyrtari i lartë i Brukselit do t’i drejtohet në orën 16:00 me një fjalim parlamentit, ndërsa në orën 17:45 ai do të këtë një Konferencë të përbashkët për shtyp me Edi Ramën.

Varhelyi do të takohet me Presidentin Ilir Meta në orën 18:30.

Më pas komisioneri i Zgjerimit do të zhvillojë një takim edhe me kreun e opozitës, Lulzim Basha në orën 19:30. 

Vizita e zyrtarit të lartë të Brukselit vjen një ditë pas publikimit të progres raportit për Shqipërinë dhe në një kohë kur situata politike në vend është përshkallëzuar pas kalimit të ndryshimeve në Kodin Elektoral pa dakordësinë e opozitës së bashkuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco