Gjermania do t'i thotë 'JO' Shqipërisë/ Pikat e errëta të progres-raportit

Gjermania do t'i thotë 'JO' Shqipërisë/ Pikat e errëta të progres-raportit

10:44, 07/10/2020

Në emisionin ABC-ja e mëngjesit këtë të mërkurë në një bashkëbisedim online nga Brukseli, me gazetarin Enkel Demi ishte gazetarja Erisa Zykaj e cila tregoi se cilat ishin pikat e errëta të progres- paportit për Shqipërinë, i bërë publik ditën e djeshme.

Burime të besueshme të ABC News dhe gazetares Erisa Zykaj thonë se Gjermania ka për t'i thënë “JO” hapjes së negociatave me Shqipërinë.

Sipas gazetares Erisa Zykaj, Gjermania ka qenë hartuesja e 9 kushtëzimeve, të cilat më pas u shtuan në 15 kushte që iu vendosën Shqipërisë për hapjen e negociatave.

Të gjitha këto kushte kanë të bëjnë me të gjithë problematikën e mosrespektimit të institucioneve demokratike në Shqipëri, të pavarësisë së gjyqësorit, dhe të drejtave themelore, prandaj sipas saj Gjermania, që ka edhe presidencën e Bashkimit Europian, i qëndron fort parimeve themelore mbi të cilat bazohet BE.

Në këtë këndvështrim, Gjermania nuk do të ketë një qëndrim pro hapjes së negociatave me Shqipërinë.

“Nuk është çështja për të përkrahur një forcë politike apo një tjetër, por parimet kryesore. Ne jemi në një moment kyç të Bashkimit Europian, ku kemi një mekanizëm për të kontrolluar se si funksionon shteti ligjor në çdo shtet anëtar i BE. Kjo do të thotë që kur bëhet për anëtarët e BE, nuk  bëhet asnjë lloj lëshimi për shtetet jo anëtare”, tha Zykaj.

Gazetarja Zyka gjithashtu tha se Komisioneri për zgjerimin Oliver Varhelyi ishte i papërgatitur për sa i përket ndryshimeve në Kodin Zgjedhor në minutën e fundit. Ai nuk mund të deklaronte se sa të pranueshme apo jo ishin këto ndryshime, pikërisht se ato erdhën në minutën e fundit.

“Pikërisht për këtë gjë pati reagim nga KE, komisioneri Varhelyi do të jetë sot në Shqipëri për t'i parë nga afër, për të parë çfarë bëhet, për të folur me të gjitha palët, për të kuptuar dhe gjetur një zgjidhje se kjo çështje ne mund të na çojë në ndarje nga Maqedonia e Veriut lidhur më hapjen e negociatave".

"Janë tre kushte që nuk janë plotësuar të cilat dolën qartazi në raport-progresin dje.

E para ishte mosfunksionimi i Gjykatës Kushtetuese. Kjo mbetet pengesa numër një për shtetet anëtare për të aprovuar kuadrin negociues për të mbajtur konferencën ndërqeveritare.

Çështja tjetër është se ata kanë dëgjuar se ndryshimet në Kodin Zgjedhor janë të një përmase shumë të madhe ndaj Varhelyi është shprehur se duhet ta shohë vetë këtë gjë nga afër.

Kjo tregon se sa serioze është çështja për Komisionin dhe për shtetet anëtare dhe që bëhet pengesë e dytë për hapjen e negociatave të anëtarësimit me BE.

Pika e tretë që del nga progres raporti është ligji për median, sipas tyre ligjin për median nuk e kemi të qartësuar dhe të kristalizuar, dhe këtë Komisioni e ka thënë në mënyrë të qartë. Këto janë 3 nga 6 parakushtet e Komisionit Europian”, raportoi gazetarja Zykaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco