Historia e dy shqiptarëve myslimanë që restauruan falas shkollat shqipe dhe kishën italiane

Historia e dy shqiptarëve myslimanë që restauruan falas shkollat shqipe dhe kishën italiane

09:12, 07/10/2020

Luan Hallulli dhe Arben Muka, të cilët jetojnë në Itali, në një intervistë për emisionin “Wake up” tregojnë historinë e tyre dhe si e ndërmorën nismën për restaurimin e kishës së San Roccos në Popoli, e cila tërhoqi vëmendjen e mediave italiane.

Luani ka emigruar nga Vlora që në moshën 14 vjeçare. Ai është kryetar i një shoqate italo-shqiptare në Abruzzo. Drejton një kompani ndërtimi dhe ka rreth 20 vite i angazhuar në këtë fushë. Në vitin 2009, ai ka krijuar edhe dy shkolla shqipe me nga 20 nxënës.

Të dy shqiptarët që jetojnë prej vitesh në Itali në komunën e Pratola Peligna në Aquila, janë bërë të njohur për faktin se kanë restauruar falas kishën e San Roccos në Popoli, përcjell albinfo.ch.

Bëhet fjalë për Luan Hallullin dhe Arben Mukën të cilët janë të angazhuar në fushën e ndërtimit. Më interesant është fakti që të dy ata janë të besimit islam dhe kanë kontribuar për një objekt të fesë së krishterë që ishte kthyer në rrënojë. Kjo kishë rrezikonte që të shembej në pjesë të caktuara të saj duke rrezikuar edhe besimtarët.

Po ashtu Luan Hallulli është kryetar i një shoqate italo-shqiptare në Abruzzo dhe drejton një kompani ndërtimi. Ai ka emigruar nga Vlora që në moshën 14 vjeç me skaf dhe fillimet e tij në Bari të Italisë kanë qenë të vështira pasi për 7 muaj nuk ka mundur që të komunikojë me familjen. Luani ka rreth 20 vite i angazhuar në fushën e ndërtimit dhe ka punuar me ndërtimin dhe restaurimin e pallateve, shkollave dhe shumë objekteve të tjera.

Në vitin 2009, ai ka krijuar edhe dy shkolla shqipe me nga 20 nxënës. Edhe pse ka rreth 30 vite i larguar nga Shqipëria, ai së bashku me familjen dhe tre fëmijët kthehen për të qëndruar gjatë pushimeve verore. Luan Hallulli dhe Arben Muka na treguan historinë e tyre dhe sesi nisma e tyre u përkrah dhe u bë lajm i parë ne mediat italiane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco