Ish ministrit të Arsimit i vdes motra

Ish ministrit të Arsimit i vdes motra

07:58, 07/10/2020
Ish ministrit të Arsimit në Kosovë, Rexhep Osmanit i ka vdekur motra.
 
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Osmani, përmes një shkrimi në Facebook.
 
"Sot, në mesditë, mbeta pa motrën e madhe, motrën Gjylë. Më deshti shumë, si motra vëllanë. Më mësoi ecjen e parë. Nuk mbaj mend se kur u bë nuse, por u bë nënë e 5 djemve dhe e 5 vajzave dhe e shumë mbesave dhe e shumë nipave" ka shkruar Osmani.
 
Shkrimi i plotë:

Të dashur miq,

Sot, në mesditë, mbeta pa motrën e madhe, motrën Gjylë. Më deshti shumë, si motra vëllanë. Më mësoi ecjen e parë. Nuk mbaj mend se kur u bë nuse, por u bë nënë e 5 djemve dhe e 5 vajzave dhe e shumë mbesave dhe e shumë nipave.
Sot, pati shumë lot për motrën Gjylë, për nënën Gjylë, për gjyshen Gjylë. Gjithnjë ishte e mbuluar me dashurinë e tyre.
Sa më shumë që e rëndonte pleqëria bëhej më e dashur për të gjithë. Motra ime ishte e urtë, e dashur, e lumtur dhe e qetë. Qetas i përballoi edhe lëngimet e sëmundjes.
Kujtimi për motrën do të jetë i përhershëm. Ajo ndërroi jetë por fytyra e ndritur nur do të shëndris së bashku me dritën dhe rrezet yjeve në qiellin e përjetshëm.

Në emër të familjeve Breznica dhe Osmani
falenderoj mjekët: Dr.Adem Hazirin, Dr.Imer Elezin, Dr. Emrush Kryeziun, Dr Nagip Elshanin
dhe ekipin e mjekëve dhe të infermierëve të Emergjencës të cilët treguan kujdes të duhur ndaj saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco