Gati për fundjavë? Ja si do të jetë moti për të shtunën dhe të dielën

Gati për fundjavë? Ja si do të jetë moti për të shtunën dhe të dielën

12:54, 02/10/2020

Jeni gati për të kaluar pushimet e fundjavës, por se dini se si do të jetë koha?

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka bërë parashikimin e motit për të shtunën dhe të dielën.

Më poshtë parashikimi i motit për fundjavën?

Për ditën e Shtunë moti do të jetë i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit me vranësira të pakta kalimtare kryesisht në veriperëndim.

Por pas orëve të pasdites parashikohet shtim i vranësirave mesatare deri të dendura.

Dita e diel do të nis me mot të vranët, por përgjatë ditës nuk do të mungojnë intervalet e kthjellimit kryesisht në zonën e qendrës dhe atë të jugut.

Zona e veriperëndimit do të ketë mot me vranësira të dendura përgjatë gjithë ditës shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme.

Duhet theksuar se për shkak të depërtimit të masave ajrore, parashikohet një rritje e ndjeshme e temperaturave si në vlerat e mëngjesit ashtu dhe ato të mesditës.

Gjithashtu, parashikohet erë intensive e cila parashikohet të ketë shpejtësi mesatare 2-8m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare, zonat e ulëta pranë tyre dhe zonat luginore era fiton shpejtësi që arrijnë vlera deri në 15-20m/s.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco