Meta: Me lista të hapura 100%, Edi Rama nuk zgjidhet deputet

Meta: Me lista të hapura 100%, Edi Rama nuk zgjidhet deputet

12:47, 02/10/2020

‘Edi Rama nuk zgjidhet deputet në asnjë qark, nëse hapen listat 100%’.

Deklarata sfiduese është bërë nga presidenti Ilir Meta, gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët.

Sipas Metës, nuk është Rama që ka sjellë socialistët në pushtet, por janë socialistët që e kanë mbajtur në pushtet Ramën që kur u kthye në Tiranë, pasi ishte refugjatë në Paris.

Pjesë nga deklarata e presidentit Ilir Meta:

Janë dy gjëra të ndryshme kur flasim për socialistët.

Unë pavarësisht se jam president i Republikës në bindjet e mia janë socialist pavarësisht se më duhet të respektoj kushtetutën. Nuk janë socialistët që i bëjnë këto gjëra. Është një sekt që ka shfarosur çdo vlerë të mirë dhe pozitive dhe ka zënë për gryke PS-në dhe gjithë Shqipërinë, që është i sponsorizuar pa dyshim nga faktorë që kërkojnë defaktorizimin e Shqipërisë. Është një mashtrim i madh që bënë kryeministri se ai i mban socialistët në pushtet, por për pushtetin e oligarkëve të bandave.

Nuk është Edi Rama që i ka sjellë socialistët dhe i mban në pushtet, ai ka sjellë bandat dhe ka përvetësuar disa oligarkë. Kanë qenë socialistët që e kanë sjellë Edi Ramën nga refugjat dhe e vunë në pushtet. Ai është i pashpresë në rast se humbjen e tij që e ndien çdo qytetar në këtë vend dhe ai kërkon ta kthejë në një tragjedi për Shqipërinë. Të respektojë marrëveshjen e 5 qershorit, të bëjë listat e hapura 100%.

Unë jam i sigurt se ai nuk e bën këtë gjë. Ishte një gjë për të prishur marrëveshjen e 5 qershorit. Dhe e a dini ju pse si bën listat e hapura?

Jo vetëm se i del jashtë kontrollit PS, se nuk do të votojnë biznesmenët dhe përfaqësuesit e oligarkëve, por se ai nuk del në asnjë qark deputet.

Jo në një, po në katër qarqe.

Nuk kam interes të hyj në këtë çështje dhe as të rri indiferent.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco