Akuzat e rënda të Metës: Deklaratat e Ramës po ndëshkojnë Shqipërinë, po fshehin informacione

Akuzat e rënda të Metës: Deklaratat e Ramës po ndëshkojnë Shqipërinë, po fshehin informacione

12:30, 02/10/2020

Presidenti Ilir Meta ka hedhur akuza të rënda ndaj Edi Ramës dhe qeverisë që ai drejton.

Gjatë konferencës së përjavshme me gazetarët, Meta ka akuzuar institucionet për fshehje informacioni dhe për mosdhënie informacioni ndaj presidentit.

Ndërkaq, Meta theksoi se deklaratat e Ramës kanë qenë thelbësore në vendimet e Gjykatave të Arbitrazhit, ku Shqipëria është ndëshkuar me qindra milionë euro gjobë.

Pjesë nga deklaratat e Presidentit Ilir Meta:

Për fat të keq, deklaratat dhe veprimet e dhe të kryeministrit kanë pasur rol thelbësor në vendimin e Gjykatës së Arbitrazhi që penalizon Shqipërinë

Jam i bindur se nevoja e tyre për të fshehur përgjegjësitë personale ka çuar në fshehjen e informacionit për Presidentit.

I dhashë mundësi për herë të dytë Avokaturës së Shtetit të përcillte informacionin edhe pse ishte me vonë.

Deri tani heshtje e plotë. Kjo nuk tregon më për papërgjegjësi, por fshehje informacioni për çështjet e humbura në Arbitrazhin ndërkombëtar.

Dhe ja ku përsëritet me çështjen e Kurum.

Nuk duhet të vihemi para skenarëve të errët që rëndojnë financat e vendit.

Vetëm dje BERZH ka bërë një parashikim edhe më të zymtë për perspektivën ekonomike. Parashikimi për Shqipërinë është minus 9%, shumë më i lartë se për vendet e tjera të rajonit.

Koha për parandalimin e rënies në humnerë të vendit është tani.

I bëj thirrje Avokaturës së Shtetit dhe Ministrisë së Financave që jo vetëm të bëjnë transparencë por edhe të mbajnë në konsideratë që po shoh në mënyrë strikte çdo kërkesë për të marrë borxhe në institucionet e huaja. Shteti shqiptar nuk mund të vazhdojë të marrë borxhe pa fund dhe për të shlyer borxhe.

Kur Avokatura guxon e nuk i kthen përgjigje kreut të shtetit, kjo provon qartë se fshihet qëllim kriminal dhe për atë që ka urdhëruar mosdhënien e tij.

Kushtetuta thotë qartë se janë të detyruar të japin informacion dhe kushdo që e shkel duhet të përballet me ligjin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco