Fitimet e oligarkëve, Spaho: Rama nuk tregon që u uli dhe taksën e dividentit

Fitimet e oligarkëve, Spaho: Rama nuk tregon që u uli dhe taksën e dividentit

12:15, 02/10/2020

Edmond Spaho, Nënkryetari i PD-së, i është kundërpërgjigjur “argumenteve” ekonomike të Kryeministrit për vlerat e mëdha të dhjetë oligarkëve dhe përfitimet në miliona euro që Shqipëria paska pasur këto vitet e fundit prej taksave që u merren atyre”.

“Ky është një arsyetim, që nuk vlen për të gënjyer as fëmijët e shkollës fillore, - shprehet Spaho. - Nëse ti i jep oligarkëve 3 miliardë euro ose 300 milionë euro për çdo oligark, për të ndërtuar rrugë me 20 milionë euro/ një kilometër, ata do të paguajnë taksa, të cilat i zbresin në koston e ndërtimit, por do të fitojnë të paktën disa herë më shumë për shkak të çmimit të rrugës 20 milionë euro për 1 km.

Shqiptarët marrin disa herë më pak kilometra rrugë, të cilat kthehen në fitime për oligarkët dhe ryshfet për skotën qeveritare.

Kjo vlen edhe për koncensionet e shëndetësisë dhe fushave të tjera.

Më tej vjen pjesa ku oligarkët i ndajnë fitimet për llogarinë personale bankare. Këtu fitimet vijnë e shtohen edhe më shumë dhe Edi Rama nuk tregon që taksën e dividentit e uli nga 15% në 6% për oligarkët. Madje, për të qënë darovitës me paratë e qytetarëve, i lejoi ata të paguajnë me 6% dividentin e viteve të shkuara e të papaguar nga oligarkët.

Ky veprim është në kundërshtim me Kushtetutën e cila e ndalon parlamentin të nxjerrë ligje fiskale me efekte prapavepruese. Po ku pyet Rama për Kushtetutë?!

Kur bëhet fjalë për të rritur fitimet e oligarkëve është gati të shkelë jo vetëm Kushtetutën, por edhe Shqipërinë dhe qytetarët e saj.

Ta rrëzojmë në 25 prill!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco