Arrestimi i Salih Mustafës lajm nëpër mediet botërore, shkruan edhe “The Guardian”

Arrestimi i Salih Mustafës lajm nëpër mediet botërore, shkruan edhe “The Guardian”

18:31, 24/09/2020

Gjykata Speciale sot ka kryer arrestimin e parë që lidhet me hetimet e tyre për krimet e luftës të kryera në luftën e fundit në Kosovë.

E përditshmja britanike “The Guardian”, ka shkruar për këtë rast.

“Një gjykatë ndërkombëtare që heton krimet e luftës të kryera gjatë luftës së Kosovës 1998-99 ka arrestuar të dyshuarin e parë, një ish-komandant i luftëtarëve separatist.

“Dhomat e Specializuara të Kosovës me qendër në Hagë, thanë se ish komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) Salih Mustafa u arrestua bazuar në një “urdhër, urdhër transferimi dhe aktakuzë të konfirmuar të lëshuar nga një gjyqtar i procedurës paraprake”. Deklarata e gjykatës nuk i bëri të ditura akuzat për të cilat ai u akuzua.

Gjykata tha se Mustafa do të transferhet në mjediset e saj në paraburgim në Hagë dhe “do të paraqitej para gjykatësit të procedurës paraprake pa vonesa të panevojshme. Ai është shqiptari i parë që u arrestua nga gjykata për akuza të krimeve të luftës.

UÇK-ja përbëhej nga rebelë shqiptarë etnikë që dëshironin pavarësinë e Kosovës nga Serbia. Mustafa mbikëqyri luftëtarët në zonën e Llapit, 20 millje në veri të kryeqytetit Prishtinës.

Ai më vonë shërbeu si shef i Inteligjencës i Forcës së Sigurisë së Kosovës, trupa ushtarake të krijuara në 2009 si një njësi kalimtare përpara se të bëhej një ushtri e rregullt.

Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe një zyrë e prokurorit shoqërues u krijuan pesë vjet më parë për të shqyrtuar pretendimet se anëtarët e UÇK-së kryen krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Prokurorët e saj gjithashtu kanë paditur presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryetarin e parlamentit Kadri Veseli dhe të tjerë me krime që përfshijnë vrasje, zhdukje me forcë, persekutim dhe tortura. Të dy burrat kanë mohuar kryerjen e ndonjë krimi.

“Lufta e viteve 1998-99 la më shumë se 10 mijë njerëz të vdekur, shumica e tyre shqiptarë etnikë nga Kosova. Më shumë se 1600 njerëz janë të pagjetur. Luftimet përfunduan pas një fushate ajrore 78 ditore të NATO-s kundër trupave serbe.

Kosova e cila është e dominuar nga shqiptarët etnikë, deklaroi pavarësinë nga Serbia në 2008, një levizje e njohur nga shumë kombe perëndimore por jo nga Serbia ose aleatët e saj Rusia dhe Kina.” përfundon artikulli i “The Guardian”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco