Ministria e Mbrojtjes vjen me një njoftim të rëndësishëm për ata që kanë aplikuar në FSK

Ministria e Mbrojtjes vjen me një njoftim të rëndësishëm për ata që kanë aplikuar në FSK

16:57, 24/09/2020

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar kandidatët për rekrut në Forcën e Sigurisë së Kosovës se Bordi Përzgjedhës ka bërë miratimin e listës së kandidatëve që i plotësojnë kriteret për tu proceduar për testime, shkruan Syri.net Kosova.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, Ministria ka bërë me dije se testi fizik do të filloj me datën 28.09.2020 dhe do të mbahet në kazermën” Skënderbeu” –në Ferizaj dhe do të vazhdoj me grupe sipas orarit që do të publikohet.

“Orari për testin fizik do të publikohet çdo të premte për javën pasuese, prandaj kërkojmë nga kandidatët që çdo të premte të përcjellin web faqen e MM dhe faqet tjera zyrtare”, thuhet në njoftim.

Në këtë link gjeni listën e kandidatëve të cilët i plotësojnë kriteret për t’u proceduar për testime.

Njoftimi i plotë:

NJOFTIM Ministria e Mbrojtjes i njofton kandidatët për rekrut (OR-1) në Forcën e Sigurisë së Kosovës, se Bordi...

Posted by Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës on Thursday, September 24, 2020

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco