Ish-shefi i inteligjencës së FSK-së, Sali Mustafa, është arrestuar.
Këtë e kanë konfirmuar zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Ibrahim Shala, që tha se ende nuk ka informatë zyrtare.
“Po e konfirmojmë arrestimin e zotit Sali Mustafa zyrtar civil në Ministrinë e Mbrojtjes. Si Ministri e Mbrojtjes ende nuk kemi informacion zyrtar. Jemi në pritje të njoftimit zyrtar për shkaqet e arrestimit. Kur do ta kemi informacion shtesë do të ju njoftojmë me kohë”.
U raportua se Mustafa që ishte ish-epror i UÇK-së në zonën operative të Llapit, u arrestua nga Policia e EULEX-it për krime lufte.
Lidhur me këtë është kontaktuar edhe zyra e EULEX-it në Kosovë dhe është në pritje të përgjigjes.
© SYRI.net