Një grup prej katër mjekësh u paraqit në kryeministri ditën e sotme për të zhvilluar një takim me kryeministrin ose të paktën me ministren e Shëndetësisë.
Por në takim nuk është paraqitur askush prej tyre, por vetëm disa këshilltarë.
Sindikata e Mjekëve thotë se Rama i ka mashtruar, ndryshe nga sa u kishte thënë një ditë më parë.
“As kryeministri dhe as ministrja nuk kanë pranuar të takohen, por kanë lënë një përfaqësi këshilltarësh për takim. Ky është një mashtrim që i kanë bërë sindikatës,” tha një përfaqësues.
Sipas tyre, protesta do të vazhdojë.
© SYRI.net