Qyteti i Elbasanit është zgjuar nga lëkundjet e tërmetit ditën e sotme.
Termeti i parë sipas EMSC ka ndodhur në orën 2: 35 A.M , me magnitudë 3 të shkallës rihter.
Ndërsa lëkundja e dytë ka ndodhur në orën 5 të mëngjesit dhe kishte magnitudë 3.2 të shkallës rihter.
Ndërkohë që lëkundjet kanë vazhduar dhe mbrëmjen e djeshme në Elbasan.
Sipas IGJEUM në Cërrik janë regjistruar 3 lëkundje mbrëmjen e djeshme brenda pak minutash.
Lëkundjet e para ishin në orën 23:25 P.M me magnitudë 4.6 i shkallës rihter.
Ndërsa lëkundjet e dyta janë regjistruar pak minuta më minuta më vonë me magnitudë 2.6 të shkallës rihter dhe i fundit në 23: 44 me magnitudë 3 të shkallës rihter.
Lëkundje janë ndier gjithashtu dhe në qytetin e Belshit ( Elbasan) mëngjesin e sotëm me magnitudë 2.5 të shkallës rihter dhe me një thellësi prej 15 km.
© SYRI.net