Presidenti bjellorus, Alexander Lukashenko, u inaugurua për mandatin e tij të gjashtë, në një ceremoni sekrete. Kryeqyteti Minsk u izolua, teksa opozita thirri protesta. Ku po shkon vendi?
Nga Jonah Fisher, BBC
Ky nuk ishte inaugurimi i sigurt i një njeriu që beson me të vërtetë se ka pas 80 përqind të vendit të tij. Gjithçka kishte për qëllim shmangien e reagimeve publike.
Nuk pati asnjë paralajmërim paraprak se do të zhvillohej ceremonia, madje edhe kur u zhvilluan procedurat, nuk kishte transmetime të drejtpërdrejta në televizionin shtetëror apo në radio.
Një grup me zyrtarë besnikë u dërgua me autobus, ndërsa duket se nuk pati personalitete të huaja. As ambasadori rus nuk ishte i ftuar.
Opozita e Bjellorusisë menjëherë bëri thirrje për demonstrata të reja.
Por ka një pyetje të vlefshme, se ku po shkon lëvizja protestuese e Bjellorusisë?
Megjithëse demonstratat anti-Lukashenko ende po grumbullojnë turma të mëdha, veçanërisht gjatë fundjavës, ato nuk kanë krijuar krisje të mëdha te baza e mbështetjes së presidentit.
Forcat e sigurisë dhe ushtria janë ende besnike dhe tubimet e fundjavës, që dikur ishin të pabesueshme dhe të paprecedenta, tani janë bërë të rregullta dhe thuajse rutinë.
Është e qartë se Rusia- aleati më i rëndësishëm i Bjellorusisë- e sheh presidentin Lukashenko si ‘opsionin më pak të keq’ për momentin.
Ndërsa ky mbetet rasti, lideri i Bjellorusisë duket i vendosur të injorojë protestat dhe të vazhdojë më tej.
© SYRI.net