Për sot janë paralajmëruar 12 ngjarje të cilat do të mbahen gjatë ditës në Kosovë.
Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shpall konkursin për përzgjedhjen e komisionarit të Agjencisë për Informim dhe Privatësi. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 10.00)
Komisioni për Buxhet dhe Transfere shqyrton raportin e shpenzimeve të Kuvendit për gjashtëmujorin e parë 2020 dhe bën shqyrtimin e kërkesave buxhetore të Kuvendit për vitin 2021. (Kuvendi i Kosovës, salla C-203, ora 10.00)
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione shqyrton Projektligjin për mbrojtje nga dhuna në familje. (Kuvendi i Kosovës, salla N-225, ora 10.00)
Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës prezanton protokollin për identifikimin, hetimin dhe trajtimin e rasteve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. (Hotel ‘Sirius’ Prishtinë, ora 10.00-12.00)
Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) në bashkëpunim me MKRS-në, organizon konferencën “Forumi për Sportin”, ku do të marrë pjesë edhe kryeministri Avdullah Hoti. (Hotel ‘Emerald’ Prishtinë, ora 10.00)
Mbahet takim virtual i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Pa praninë e mediave, ora 10.30)
Në Komisionin hetimor parlamentar për menaxhimin e pandemisë nga ana e Qeverisë së Kosovës, dëshmon Izet Sadiku, ish-zëvendësministër i Shëndetësisë. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 11.00)
Instituti i Kosovës për Drejtësi publikon raportin analitik “Prokuroria pasive e apelit”. (Hotel ‘Sirius’ Prishtinë, ora 11.00-11.30)
Kryetari i Degës së PDK-së në Prizren Shaqir Totaj mban konferencë për media. (Zyrat e PDK-së Prizren, ora 11.00)
Mbahet protestë për gratë. (Protesta nis nga ora 12.00, nga sheshi “Zahir Pajaziti” dhe do të vazhdojë në rrugët kryesore të Prishtinës)
Ministri i Arsimit dhe Shkencës Ramë Likaj dhe Qëndron Kastrati, kryetar i Kamenicës raportojnë në Komisionin për Arsim. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C-225, ora 13.30)
Ish-ministri i Shëndetësisë Arben Vitia dëshmon në Komisionin hetimor parlamentar për menaxhimin e pandemisë nga ana e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N-302, ora 14.00)
© SYRI.net