TV ORA
Një sipërfaqe toke me rreth 4 mijë metër katrorë, e vendosur në një nga zonat më të kërkuara në Tiranë, tashmë është dhënë me qira me shumën 1 euro kontrata.
Vendimi nuk është dhënë as për zhvillimin e industrisë, as për shkollë apo kopshte, por për ndërtimin e televizionit të Karlo Bolinos.
Sipas hartës së çmimeve të miratuar nga qeveria për kompensimin e pronarëve, vlera në këtë zonë shkon nga 1 milionë deri në 1 milionë e 200 mijë lek metri katror.
E në fakt sipas të dhënave, kjo sipërfaqe u është njohur pronarëve.
Në rekomandimet ndërkombëtare, por dhe në qëndrimet e qeverive shqiptare, prioritet i jepet kompensimit fizik për të ulur koston që do të ketë shteti.
Në rastin konkret kjo nuk ka ndodhur.
Në rast se marrëveshja për t’i dhënë Karlo Bolinos me qira 1 euro do të finalizohet, kosto që do të përballojë shteti shqiptar do të shkojë në të paktën 4 milionë euro, të cilës i shtohet dhe interesi bankar i munguar, para të cilat si gjithnjë i paguajnë taksapaguesit.
Në fakt sipas ligjit, vlerësimi i tokës bëhet sipas zonës kadastrale në momentin e sekuestrimit.
Por edhe para vitit 1976, kjo sipërfaqe ka qenë tokë truall.
© SYRI.net