Musliu kërkon që të publikohen emrat e policëve që u arrestuan mbrëmë

Musliu kërkon që të publikohen emrat e policëve që u arrestuan mbrëmë

09:29, 19/09/2020

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar pas aksionit të mbrëmshëm të Policisë së Kosovës në fshatin Karaçevë të Kamenicës. Sipas Musliut, këtë aksion duhet ta mbështesin edhe opozita.

Por, Musliu e ka edhe një kërkesë lidhur me këtë aksion. Ajo ka kërkuar që të publikohet identiteti i plotë i të gjithë policëve që u arrestuan mbrëmë dhe që të iu shkëputen kontratat me Policinë e Kosovës.

“Lista e pjestarëve të policisë të përfshirë në krim duhet të bëhet publike me emër e mbiemër dhe jo vetëm me iniciale. Bandat kriminale nuk duhet të mbrohen e amnestohen. Bëjeni sa ma shpejt publike identitetin e plotë të tyre dhe kontratat e tyre me Policinë të shkëputen menjëherë. Soji i tyre s’ka vend në Policine e Kosovës”, ka shkruar Musliu.

Ndryshe, ky operacion që vlerësohet të jetë më i madhi i këtij lloji në Republikën e Kosovës, vjen pas një hetimi gati njëvjeçar të udhëhequr nga Prokuroria e Gjilanit, lidhur me pretendimet për veprimtari të paligjshme në atë pjesë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco